Mjegull në rrugën Dibër-Mavrovë

Shkup, 30 dhjetor 2015 – Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri në 100 metra në aksin rrugor Dibër – Mavrovë, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë në raportin e mesditës për gjendjen e rrugëve.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, kryesisht nëpër rrugë të thata, përveç në vendet malore.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016. /Radio Vala

 900 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: