Ahmeti:Integrimet- detyrim ndaj shqiptarëve, zgjidhja e emrit vetëm me ndihmën e ndërkombëtarëve

Shkup, 29 dhjetor 2015 – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e sotëm të fundvitit ka thënë se në zgjedhjet e kaluara një nga shtyllat kryesore të këtij subjekti politik  ishte anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE dhe BDI-ja si subjekt politik ka detyrim ndaj shqiptarëve për të shpjeguar se pse kjo nuk ndodhi.  

“Pse them se kemi detyrim ndaj shqiptarëve, sepse nga ne duhet të presin shpjegim se pse nuk ndodhi ky moment i dobishëm dhe i rëndësishëm. Pavarësisht se mund të ketë edhe mendime të ndryshme, por ne bartim përgjegjësi, në shpatullat tona kemi përgjegjësi përpara qytetarëve e elektoratit që ta themi të vërtetën se me ç‘vështirësi jemi përballur që nuk arritëm ta realizojmë këtë synim, marrjen e ftesës në NATO dhe hapjen e negociatave për në BE”, ka thënë Ahmeti, njofton Aktuale.

Në fjalimin e tij Ahmeti theksoi edhe problemin lidhur me emrin kushteutes duke aluduar se problemi i çështjes së emrit është komplesk dhe se zgjidhja e tij nuk mund të arrihet pa ndihmën e komunitetit.  

Lidhur me numrin e partive shqiptare në politikë Ahmeti konsideron se skena politike shqiptare nuk ka nevojë për dhjetëra parti, por për vetëm dy subjekte të fuqishme, sepse siç tha, “dobësohemi dhe humbim rëndësinë”.

“Prandaj dy parti janë me vlerë te shqiptarët, njëra të shfrytëzojë të drejtën legjitime që i jep populli dhe tjetra të jetë korrektuese e gjithë punës që bën ajo parti që fiton verdiktin e popullit. Ne si BDI, Këshillat vendorë, degët, funksionarët e lartë, duhet të pajisen me vizonin për t’u treguar të vërtetën qytetarëve në këtë vend. Nuk jemi shumë për t’u ndarë copë-copë, por duhet të jemi sa më unik në gjitha fushat dhe veprimtaritë”, ka thënë Ahmeti në fjalimin e tij për fundin e vitit 2015. /Radio Vala

 903 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: