Fletë-pronësinë nga sot mund ta porosisni nga shtëpia, sistem i ri distributiv i Kadastrit

Shkup, 29 dhjetor 2015 – Qytetarët dhe personat juridik prej sot mund të porosisin të dhëna nga Kadastri përmes internetit në ueb faqen http://ossp.katastar.gov.mk/OSSP.

“Me sistemin distributiv që e vendosi Kadastri, shfrytëzuesit në mënyrë shumë të thjeshtë, me vetëm tre hapa, do të mund të marrin fletë-pronësi nga cili do vend, nga shtëpia e vet, nga vendi i punës, madje edhe kur janë në lëvizje… Këtë sistem do të mund ta përdorin të gjithë qytetarët brenda vendit dhe jashtë, si dhe kompanitë ndërtimore dhe gjeodezike, institucionet publike, komunat, ministritë”, informoi në konferencë prë shtyp minsitrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska.

Fletë-pronëpsia deri më tani mund të merrej vetëm përmes sporteleve të Agjencisë për kadastër të patundshmërive dhe nga zyret e 700 përdoruesve profesional, ndërmarrjeve gjeodezike, noterëve, komunave…

Krahas të dhënave nga kadastri i patundshmërive, në portalin e ri të Kadastirt janë të kapshme edhe të dhënat gjeodezike, kartografike dhe të dhëna nga regjistri i njësive hapësinore për mbarë territorin e Maqedonisë.

Drejtori i Kadastrit, Sllavçe Tërpeski i prezantoi tre hapat e nevojshëm për marrjen e fletë-pronësisë dhe për të gjitha të dhënat e tjera nga sistemi distributiv. Hapi i parë, siç tha, është kërkimi i fletë-pronësisë së dëshiruar përmes numrit të parcelës së kadastrit, numrit të fletë-pronësisë apo selektimit të drejtpërdrejtë nga harta, hapi i dytë është shtuarja në shportën për blerje dhe pagesa përmes internetit, ndërsa hapi i tretë është marrja e fletë-pronësisë e cila është nënshkruar në formë elektronike dhe është dokument publik.

Sistemi distributiv do të jetë i qasshëm  onlajn 24 orë për të gjithë personat juridik dhe fizik në vend dhe jashtë. Varësisht nga dëshira dhe nevoja e shfrytëzuesit, të dhënat e kërkuara mund të merren në formë digjitale apo në letër. TË dhënat digjitale janë për 20 për qind më lirë nga të dhënat në letër.

“Fletë-pronësia në formëp elektronike do të kushtojë 150 denarë, dnërkaq nëse porositet prëmes sistemit distributiv në formë të letrës do të kushtojë 183 denarë dhe 70 denarë të tjerë për shpenzime postare”, informoi drejtori i Kadastrit, Sllavçe Tërpeski.

Të dhënat që jepen në formë elektronike, zyrtarisht janë të dhëna të kapshme të nënshkruara me çertifikatë digjitale të Agjencisë për kadastër të patundshmërive dhe janë dokumente publike të cilat mund të prëdoren para organeve të tjera shtetërore, bankave dhe institucioneve të tjera të cilat kanë sistem informatik. Të dhënat e lëshuara në formë të letrës, ndërkaq, do të dërgohen në adresën e cekur në kërkesë përmes postës së shpejtë.

Sipas ministres Arsovska Tomovska, përparësitë nga vendosja e e shërbimeve elektronike janë të shumta, por të gjitha kanë të bëjnë me efikasitetin e dërgesës dhe cilësinë e shërbimeve të marra.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Adminstratës, siç informoi, është në fazë të projektimit të portalit nacional i cili do t’i bashkojë tëçp gjitha e-shërbimet në një vend, duke siguruar me atë rast një pikë për shërbime për të gjithë përdoruesit.

Gjeoportali do të jetë i kapshëm në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze që mundëson prëdorimin e tij të gjerë. Kadastri punoi në implementimin e tij për një vit. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: