Ndahen pako me dhurata për fëmijët me nevoja të posaçme

Gostivar, 29 dhjetor – Komuna e Gostivarit përmes Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport dhe në bashkëpunim me kompaninë Ali Market,  sot u shpërndanë dhurata nxënësve me nevoja të posaçme.

Me këtë aktivitet u përfshin paralelet speciale në shkollat fillore “Ismail Qemali” dhe “Mustafa Kemal Ataturk”, si dhe në Qendrën ditore për fëmijët me nevoja të posaçme.

“Tashmë disa vite, Komuna e Gostivarit vazhdon me aktivitetet tradicionale për shpërndarjen e pakove me dhurata për pjesën më të ndjeshme të popullatës, në këtë rast nxënësit me nevoja të posaçme. Nëpërmjet këtyre dhuratave modeste edhe Komuna e Gostivarit dëshiron të jetë pjesë e gëzimit të këtyre fëmijëve me rastin e festës së ndërrimit të motmoteve” theksoi Edit Azizi, përgjegjës për arsim në Komunën e Gostivarit, i cili shprehu mirënjohje për drejtuesit e Kompanisë “Extra Market Ali”, që mundësuan këtë donacion. 

Ai në emër të kryetarit të Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta fëmijëve ua uroi festën e Vitit të Ri me dëshirën që viti 2016 të jetë vit i mbarë dhe mbi të gjitha i suksesshëm për të gjithë nxënësit e shkollave të komunës së Gostivarit.

 936 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: