Komuna e Gostivarit: Për ish pjesëtarët e UÇK-së ka kush të kujdeset !

Gostivar, 28 dhjetor – Pas publikimit të lajmit për largimin nga puna të ish ushtarit të UÇK-së, Zudi Salihi nga Ndërmarrja Publike Komunale e Gostivarit, përmes një kumtese është prononcuar Komuana e Gostivarit.

Nga atje thonë se: “Personi në fjalë, në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” ka qenë i angazhuar në punë përmes Agjencisë për Punësime të Përkohshme me përtëritje të kontratës në afat të caktuar ligjor”.

“Për shkak të disa problemeve teknike të Agjencisë për Punësime të Përkohshme, punonjësit Zudi Salihi, pa ndonjë qëllim i është ndërprerë kontrata për punë të përkohshme. Pas njoftimit, Komuna e Gostivarit ndërmori masa dhe u informua për rastin në fjalë. Si Institucion themelues i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Komuna kërkoi që punonjësit Zudi Salihi t’i vazhdohet kontrata e punës, ashtu sikurse dhe deri më tani. Prandaj, ftojmë publikisht personin në fjalë që të kthehet në vendin e tij të punës”, thuhet në kumtesë.

Nga Komuna e Gostivarit reagojnë për keqpërdorimin e këtij rasti, nga siç thonë qarqe dhe individë të caktuar.

“Komuna e Gostivarit shpreh indinjatën e thellë që disa qarqe politike dhe individë, tentuan që lajmit t’i japin këndvështrim tjetër dhe të keqpërdoret për qëllime politike. Komuna e Gostivarit nën udhëheqjen e kryetarit Nevzat Bejta, ashtu sikurse edhe deri më tani, ka mbajtur llogari dhe ka treguar kujdes të vazhdueshëm për çdo ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Me plot bindje pohon se për këtë kategori të shoqërisë shqiptare në rajonin e Gostivarit ka kush të kujdeset, prandaj, grupacionet apo individët e caktuar të mos derdhin lot krokodili pa pasur nevojë. Ritheksojmë se punonjësit Zudi Salihi, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, i është vazhduar kontrata dhe vazhdon të jetë i punësuar në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, në Gostivar”, thuhet në njoftimin nga Komuna e Gostivarit. 

 866 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: