NJOFTIM – Ftohen qytetarët të legalizojnë objektet pa leje

 

 

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se u miratuan ndryshimet e Ligjit për rregullimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje (Ligji për Legalizim), i cili parasheh zgjatjen e afatit për plotësimin e dokumentacionit të paraqitur, si dhe një afat të ri për dorëzimin e kërkesave për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Me ndryshimet parashikohet që afati i aplikimit zgjatet deri më 31 mars, 2016 dhe për ata që kanë dorëzuar kërkesë të mund të dorëzojnë elaborate gjeodezike deri më 31 dhjetor 2016 dhe ndryshime të tjera që shkojnë në interesin e qytetarëve tonë.
Prandaj u bëjmë thirrje dhe i njoftojmë të gjithë qytetarëve dhe mërgimtarëve se mund të parashtrojnë kërkesa të reja për Legalizim, por theksojmë se vlen për ndërtimet e kryera deri më 3 Mars të vitit 2011, për ndërtimet që janë kryer pas kësaj kohe nuk vlen.
Kërkesat mund t’i bëjnë te Qendra për Shërbime Komunale në Komunën e Gostivarit.
Me respekt, Komuna e Gostivarit
Shërbimi për informim

 

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: