Radio Vala https://radiovala.com Kanal Informativ Sun, 16 Jul 2023 17:03:38 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.4.2 https://radiovala.com/wp-content/uploads/2023/07/cropped-radiovala.com-YOUTUBE-32x32.jpg Radio Vala https://radiovala.com 32 32 FC Kosova e Cyrih-ut fituese e Kupës së Unionit në Zvicër 2023 https://radiovala.com/2023/07/fc-kosova-e-cyrih-ut-fituese-e-kupes-se-unionit-ne-zvicer-2023/ Sun, 16 Jul 2023 20:30:44 +0000 https://radiovala.com/?p=335

Me 9 Korrik 2023, në organizim të Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit, në Biel/Bienne u mbajt Kupa e Unionit, ku nikoqir kësaj here ishte FC Besa.

Ishin të paralajmëruara të marrin pjesë 13-të ekipe, edhe pse në Zvicër garojnë mbi 20-të ekipe, që mbajnë emra shqiptar, pa mos i futur edhe ekipet që funksionojnë në kuadër të ekipeve zvicerane.

Në ditën e Kupës, morën pjesë 11-të ekipe, vetëm 10-të ekipe të regjistruara futbolli, ndërkaq ekipi i 11-të ishte FC Lugina, një ekip i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Zvicër, që kishte një simbolik të mirë.

Pjesëmarrëse ishin ekipet si FC Kosova Cyrih, Besa Biel/Bienne, FC Prishtina Bern, FC Iliria Solothurn, FC Eeagles Aarau, FC Diaspora, KF Shqiponja Langenthal, FC Kosova Neuchatel dhe FC Kosova 19, ndërkaq edhe pse u paralajmëruan, munguan ekipet si FC Dardania Lozanë dhe FC Falken Lupfig.

Për herë të 4-r, këtë Kupë e fitoi Kosova  e Cyrihut, që në finale e mposhti FC Besën nikoqire.

Emisioni Sporti Shqiptar në Mërgim me dritaren informative www.radiovala.com, me profesionalizëm dhe shumë të përgatitur e përcollën këtë garë të ekipeve shqiptare të futbollit në Zvicër, nga fillimi e deri në fund, edhe përkundër vështirësive dhe pengesave nga faktori njeri për të mos filmuar dhe zhvilluar asnjë intervistë.

Në vazhdim, pason materiali i përgatitur kushtuar Kupës së Unionit në Zvicër, golat nga ndeshjet e filmuara, intervista, pamje nga garat dhe programi kulturor artistik, të përgatitur nga Shoqata Albakult në Bern.

#kasamselimi #sportishqiptarnemergim #radiovala

]]>
FC Kosova Cyrih – FC Besa Biel/Bienne (Finalja e Kupës së Unionit në Zvicër 2023) https://radiovala.com/2023/07/fc-kosova-cyrih-fc-besa-biel-bienne-finalja-e-kupes-se-unionit-ne-zvicer-2023/ Fri, 14 Jul 2023 21:16:35 +0000 https://radiovala.com/?p=331 www.radiovala.com dhe Sporti Shqiptar në Mërgim ju paraqesin finalen e KUPËS SË UNIONIT NË ZVICËR 2023 midis FC KOSOVA CYRIH – FC BESA BIEL/BIENNE organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër dhe FC Besa Stadiumi, Längfeld 2 Biel/Bienne, me 9 Korrik 2023 Prodhimi: www.radiovala.com, Kamera dhe Montazhi: Kasam Selimi

]]>
Ideal Iberdemaj dhe Ardian Berisha do ta udhëheqin ekipin e dytë të FC Prishtina Bern-it https://radiovala.com/2023/07/ideal-iberdemaj-dhe-ardian-berisha-do-ta-udheheqin-ekipin-e-dyte-te-fc-prishtina-bern-it/ Fri, 14 Jul 2023 16:31:42 +0000 https://radiovala.com/?p=329 Dyshja, Ideal Iberdemaj dhe Ardian Berisha në sezonin 2023/24, do të jenë trajnerët e rinj të ekipi të dytë të FC Prishtinës së Bernës.

Vetëm katër ditë pas zyrtarizmit të tyre te ekipi shqiptar i Bernës, Iberdemaj dhe Berisha e udhëhoqën ekipin e Prishtinës në Kupën e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit, ku arritën deri në gjysmëfinale.

Në një prononcim ekskluziv për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim, krye trajneri Ideal Iberdemaj thotë se ekipi i tij, ka shumë potencial dhe është tepër i kënaqur me paraqitjen e tij, sidomos përballë ekipeve që garojnë liga më lartë, sidomos ndaj FC Besës dhe FC Diasporës.

Si trajner ambicioz, Ideal Iberdemaj synon gjithmonë fitoret me ekipin e tij.

FC Prishtina, në sezonin 2023/24, do të garoj në ligën e tretë, në ligën Bern/Jura, ku në grup ka ekip të mirënjohura dhe me traditë futbolli në Bern, si FC Bern-in, FC Bümpliz-in, etj.

 

#kasamselimi, #radiovala, #sportishqiptarnemergim

14.07.2023

 

]]>
Pritje për të artin e karatesë evropiane, Alvin Karaqin në ambasadën e Kosovës në Zvicër https://radiovala.com/2023/07/pritje-per-te-artin-e-karatese-evropiane-alvin-karaqin-ne-ambasaden-e-kosoves-ne-zvicer/ Thu, 06 Jul 2023 12:15:15 +0000 https://radiovala.com/?p=204

Karateisti Alvin Karaqi, fitues i medaljes së artë me Shqipërinë nga lojërat evropiane të mbajtura me 23 Qershor 2023, në Krakow të Polonisë, u prit në ambsadën e Republikës së Kosovës, nga ambsadori, z. Sami Ukelli dhe Sekretari i Tretë i ambasadës, z. Gjenis Haxhimehmeti.

Në pritje mori pjesë edhe këshilltari i ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër, z. Valon Gashi.

Në pritjen e veçantë, Alvin Karaqin e shoqëruan, trajneri i tij, Femi Mahalla si dhe ish karateistët në Zvicër, Shqiprim Salihu dhe Bejtush Fetija, njëherësh edhe nismëtar dhe organizator i pritjes. #kasamselimi #sportishqiptarnemergim #radiovala

]]>
Turneu Jubilar, 10-të vjet Juniorët, FC Besa Biel-Bienne https://radiovala.com/2023/07/turneu-jubilar-10-te-vjet-junioret-fc-besa-biel-bienne/ Sun, 02 Jul 2023 21:27:18 +0000 https://radiovala.com/?p=13

Turneu Jubilar, 10-të vjet Juniorët, FC Besa Biel-Bienne – Sporti Shqiptar në Mërgim 161 (02.07.23)

]]>
BSC Illyrian, klubi i vetëm shqiptar i futbolli në Rërë https://radiovala.com/2023/06/bsc-illyrian-klubi-i-vetem-shqiptar-i-futbolli-ne-rere-sporti-shqiptar-ne-mergim-160-25-06-23/ Sun, 25 Jun 2023 20:31:23 +0000 https://radiovala.com/?p=18
BSC Illyrian, klubi i vetëm shqiptar i futbolli në Rërë – Sporti Shqiptar në Mërgim 160 (25.06.23)

]]>
FC Besa Biel/Bienne – FC Widnau https://radiovala.com/2023/06/fc-besa-biel-bienne-fc-widnau/ Sat, 24 Jun 2023 21:26:06 +0000 https://radiovala.com/?p=125

]]>
Alvin Karaqi fiton medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023” https://radiovala.com/2023/06/alvin-karaqi-fiton-medaljen-e-arte-ne-lojerat-evropiane-krakow-2023/ Fri, 23 Jun 2023 21:50:48 +0000 https://radiovala.com/?p=33

]]>
Nënë e Baba – Gent Selimi https://radiovala.com/2023/06/nene-e-baba-gent-selimi/ Thu, 22 Jun 2023 21:53:11 +0000 https://radiovala.com/?p=36

]]>
Perparim Rexhepi, Trajner futbolli https://radiovala.com/2023/06/perparim-rexhepi-trajner-futbolli/ Wed, 21 Jun 2023 20:30:01 +0000 https://radiovala.com/?p=22 Perparim Rexhepi, Trajner futbolli – Sporti Shqiptar në Mërgim 159 (21.06.23)

]]>