• 14 Gusht, 2022
  • Last Update 29 Korrik, 2022 18:13
  • Bern

Radio Vala, Kush jemi Ne?

10 vjet www.radiovala.com. 10.04.2012 – 10.04.2022

Sot, me 10 Prill 2022, Radio Vala, projekti im i parë medial i mbushi 10-të vjet.

Ëndrra ime ishte të themeloja një Radio, prandaj përpara çfarëdo emri, do qëndronte Radio, Radio që vazhdon ta mbaj edhe sot e kësaj dite këtë emër.

Nisi të funksionoje si radio onlajn, për të vazhduar më pas valët të përhapen drejt një dritareje informative, ndër 5 të parave në Maqedoni, e para në gjuhën shqipe në qytetin e Gostivarit.
Përpara dhjetë viteve dhe sot dhjetë vite pas, kam pasur dhe kam po të njëjtin qëllim, të jam shpërndarës i lajmeve të vërtetuara, të jam adresë e besuar e informacionit, të publikoj pak, por gjitha të verifikuara, të vetat, të shkruara e të bëra vet.

I bëj dhe bëjmë 10-të vjet, pa mos pasur asnjë padi për shantazhe, shpifje, pa përçarje, fyerje e nënçmim.

U bën 10-të vjet pa asnjë kërcenim, kokë lartë dhe faqe të bardh, lëvizi dhe eci gjithandej me projektin tim jetësor.
10-të vjet i mbushëm me shumë sfida, me shumë të njohura dhe shumë të panjohura, me përkrahje dhe pa përkrahje.

Për dhjetë vjet, në shumë raste provuam të sjellim risi, të jemi ndryshe, ndryshe nga kopjet që bëheshin edhe atëherë e që bëhen edhe më shumë ditëve të sodit.
U përballuan të gjitha, FALË përkrahjes së familjes dhe të disa miqve dhe shokëve, që çdonjëri që ka kontribuuar sadopak për mua dhe dritaren informative www.radiovala.com, e gjen vetën dhe vendin në këtë mesazh FALËNDERIMIN.

Radio Valën e mora si nga gjërat e vetme edhe kur migrova në Zvicër, sepse jam aty brenda, nuk mund ta leja rrugëve.

Radio Vala këtu në Zvicër më ka hapur shumë dyer, ka qenë ndër mediat e vetme në gjuhën shqipe, në shumë ngjarje, jo vetëm te komuniteti shqiptarë, por edhe në ngjarje tjera, e barabartë edhe me mediat shumë më të mëdha, me emra të mëdha të medias botërore. Me Radio Valën kam qenë i barabartë si gjithë mediat tjera.

www.radiovala.com, është shtëpia e emisionit Sporti Shqiptar në Mërgim, emisionit të parë dhe të vetëm sportiv që realizohet për mërgatën shqiptare.

Radio Vala është Dritare Informative, është Projekt Kombëtar, i krijuar për shqiptarët, i veshur me seriozitetin, besueshmërinë dhe korrektësinë në punën që bëjmë.
FALEMINDERIT për përkrahjen, FALEMINDERIT për kontributin që keni dhënë në këto 10-të vite.
Radio Vala dua të jetoj dhe trashëgohet!

Rrofsh RADIOVALA.COM

Kasam Selimi
Themelues
Bern, me 10 Prill 2022