Për herë të parë Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi Bern, do të drejtohet nga një grua

Bern, me 25 Gusht 2024
Shoqata Kulturore Shqiptare BASHKIMI Bern, me 2 Korrik 2024, e zhvilloi kuvendin e 7-të Zgjedhor, ndërkaq me 7 Korrik e mbajti mbledhjen e parë kryesia e gjerë, ku Arbenita Zeka Surdulli u zgjodh Kryetare e Sh.K.Sh Bashkimi Bern, Merita Mustafa Sekretare, ndërkaq Sabedin Selmani, Arkëtar.
Gjithashtu u zgjodhën edhe udhëheqësit e katër komisioneve, komisioni për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, që do të udhëhiqet nga Xhemail Murtishi, Këngëtar, komisionin për Integrim do ta udhëheq, Korab Rashiti, Deputet kantonal në Bern, Dr. Alida Ramaj do ta drejtoj komisionin për Informim, ndërkaq komisionin e Gruas do ta udhëheq, Teuta Gashi Kryeziu, Pedagoge sociale.
Në kuvendin e hapur dhe të 7-të zgjedhor të Sh.K.Sh Bashkimi që u mbajt në Bern, morën pjesë 33 kuvendarë me të drejt vote.
Pas raportimit të punës së bërë, të aktiviteteve të ndërmarra si kryesi e deritanishme, nga kryetari i deritanishëm, Sead Surdulli, sekretari Ibrahim Bajraktari, por edhe të raportit financiar të shoqatës paraqitur nga Bashkim Gashi, arkëtar i shoqatës, pasoi zgjedhja e kryesisë së re të zgjeruar 14-të anëtarësh të Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi Bern.
Fillimisht u zgjodh Komisioni Zgjedhor, që u drejtua nga Elisa Tolaj, avokate, Merita Mustafa, ekonomiste, Milazim Kryeziu, infermier i diplomuar, ndërkaq u mbështet dhe u monitorua nga komisioni aktual i revizionit, anëtarët, Mark Prenkaj – veprimtar dhe Besim Krasniqi – atdhetar.
Gjatë zgjedhjes së kryesisë së re, rëndësi e veçantë i është kushtuar përfshirjes së anëtarëve nga të gjitha trojet shqiptare, ndërkaq risia tjetër është se për herë të parë në krye të shoqatës janë zgjedhur 4 gra.
Anëtarët e kryesisë së re:
• Arbenita Zeka Surdulli, Prishtinë
• ⁠Merita Mustafa, Prishtinë
• Teuta Gashi Kryeziu, Suharekë
• ⁠Dr. Alida Ramaj, Tepelenë
• Harun Ferati, Tetovë
• Xhemail Murtishi, Strugë
• Ibrahim Bajraktaraj, Isniq
• Bashkim Gashi, Prizren
• Korab Rashiti, Sllatinë e Poshtme
• Ramiz Cizmolli, Vushtrri
• ⁠⁠Sabedin Selmani, Bujanoc
• Ismajl Morina, Gjakovë
• ⁠Arben Ramaj, Vlorë
• ⁠Sead Surdulli, Bujanoc
Në vazhdim, kuvendarët zgjodhën edhe komisionin e ri të revizionit:
• Mark Prenkaj, Gjakovë,
• Besim Krasniqi, Prizren
• Rexhep Mustafa, Gjilan
Kryetari i deritanishëm i Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi Bern, Sead Surdulli, në paraqitjen e tij, shprehu falënderimet për punën e palodhur dhe me vlerë kombëtare, për kryesinë, anëtarët, sponsorët, mbështetësit e shoqatës, shkollën shqipe në Ostermundigen me mësuesen Ida Jasharin, por edhe për gazetarin e dritares informative www.radiovala.com, Kasam Selimin i cili e ndoqi edhe kuvendin nga afër, por edhe gjitha aktivitetet e Sh.K.Sh Bashkimi, gjithashtu edhe për Granit Merselin, drejtorin e kreativ MG studios.
Me respekt
Kryesia e SHKSH Bashkimi Bern

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *