FC Kosova e Cyrih-ut fituese e Kupës së Unionit në Zvicër 2023

Me 9 Korrik 2023, në organizim të Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit, në Biel/Bienne u mbajt Kupa e Unionit, ku nikoqir kësaj here ishte FC Besa.

Ishin të paralajmëruara të marrin pjesë 13-të ekipe, edhe pse në Zvicër garojnë mbi 20-të ekipe, që mbajnë emra shqiptar, pa mos i futur edhe ekipet që funksionojnë në kuadër të ekipeve zvicerane.

Në ditën e Kupës, morën pjesë 11-të ekipe, vetëm 10-të ekipe të regjistruara futbolli, ndërkaq ekipi i 11-të ishte FC Lugina, një ekip i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Zvicër, që kishte një simbolik të mirë.

Pjesëmarrëse ishin ekipet si FC Kosova Cyrih, Besa Biel/Bienne, FC Prishtina Bern, FC Iliria Solothurn, FC Eeagles Aarau, FC Diaspora, KF Shqiponja Langenthal, FC Kosova Neuchatel dhe FC Kosova 19, ndërkaq edhe pse u paralajmëruan, munguan ekipet si FC Dardania Lozanë dhe FC Falken Lupfig.

Për herë të 4-r, këtë Kupë e fitoi Kosova  e Cyrihut, që në finale e mposhti FC Besën nikoqire.

Emisioni Sporti Shqiptar në Mërgim me dritaren informative www.radiovala.com, me profesionalizëm dhe shumë të përgatitur e përcollën këtë garë të ekipeve shqiptare të futbollit në Zvicër, nga fillimi e deri në fund, edhe përkundër vështirësive dhe pengesave nga faktori njeri për të mos filmuar dhe zhvilluar asnjë intervistë.

Në vazhdim, pason materiali i përgatitur kushtuar Kupës së Unionit në Zvicër, golat nga ndeshjet e filmuara, intervista, pamje nga garat dhe programi kulturor artistik, të përgatitur nga Shoqata Albakult në Bern.

#kasamselimi #sportishqiptarnemergim #radiovala

© 2023 Radio Vala - Theme by WPEnjoy