Ideal Iberdemaj dhe Ardian Berisha do ta udhëheqin ekipin e dytë të FC Prishtina Bern-it

Dyshja, Ideal Iberdemaj dhe Ardian Berisha në sezonin 2023/24, do të jenë trajnerët e rinj të ekipi të dytë të FC Prishtinës së Bernës.

Vetëm katër ditë pas zyrtarizmit të tyre te ekipi shqiptar i Bernës, Iberdemaj dhe Berisha e udhëhoqën ekipin e Prishtinës në Kupën e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit, ku arritën deri në gjysmëfinale.

Në një prononcim ekskluziv për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim, krye trajneri Ideal Iberdemaj thotë se ekipi i tij, ka shumë potencial dhe është tepër i kënaqur me paraqitjen e tij, sidomos përballë ekipeve që garojnë liga më lartë, sidomos ndaj FC Besës dhe FC Diasporës.

Si trajner ambicioz, Ideal Iberdemaj synon gjithmonë fitoret me ekipin e tij.

FC Prishtina, në sezonin 2023/24, do të garoj në ligën e tretë, në ligën Bern/Jura, ku në grup ka ekip të mirënjohura dhe me traditë futbolli në Bern, si FC Bern-in, FC Bümpliz-in, etj.

 

#kasamselimi, #radiovala, #sportishqiptarnemergim

14.07.2023

 

© 2023 Radio Vala - Theme by WPEnjoy