Pritje për të artin e karatesë evropiane, Alvin Karaqin në ambasadën e Kosovës në Zvicër

Karateisti Alvin Karaqi, fitues i medaljes së artë me Shqipërinë nga lojërat evropiane të mbajtura me 23 Qershor 2023, në Krakow të Polonisë, u prit në ambsadën e Republikës së Kosovës, nga ambsadori, z. Sami Ukelli dhe Sekretari i Tretë i ambasadës, z. Gjenis Haxhimehmeti.

Në pritje mori pjesë edhe këshilltari i ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër, z. Valon Gashi.

Në pritjen e veçantë, Alvin Karaqin e shoqëruan, trajneri i tij, Femi Mahalla si dhe ish karateistët në Zvicër, Shqiprim Salihu dhe Bejtush Fetija, njëherësh edhe nismëtar dhe organizator i pritjes. #kasamselimi #sportishqiptarnemergim #radiovala

© 2023 Radio Vala - Theme by WPEnjoy